Bota

Bombardimet në Gaza/ IDF: Vramë 11 anëtarë të Hamasit, ishin fshehur në tunelet nëntokësore

IDF njoftoi se ka vrarë gjatë bombardimeve 11 anëtarë të organizatës terroriste në operacionin e orëve të fundit në Beit Hanoun, në skajin verior të Gazës, që ishin fshehur nëpër tunelet e nëndheshme.

14 Shtator 2025, 18:52 Nga E. D
Bombardimet në Gaza/ IDF: Vramë 11 anëtarë të Hamasit,
foto ilustruese

IZRAEL- Ushtria izraelite ka bombarduar sot disa zona në Gaza, të cilat dyshohej se ishin kthyer në baza të Hamasit. IDF njoftoi se ka vrarë gjatë bombardimeve 11 anëtarë të organizatës terroriste në operacionin e orëve të fundit në Beit Hanoun, në skajin verior të Gazës, që ishin fshehur nëpër tunelet e nëndheshme.

Sipas deklaratës, forcat izraelite kanë vazhduar operacionet në zonë në javët e fundit që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës së Hamasit. Në gusht, IDF njoftoi se batalioni i Hamasit në Beit Hanoun ishte mundur, pasi militantët e fundit ose ishin vrarë ose ishin dorëzuar.

Megjithatë, deklarata e sotme tregon se disa kuadro ose janë kthyer në zonë, ose nuk janë gjetur gjatë operacioneve të mëparshme, informon media. Sipas IDF-së, deri më tani trupat e 11 anëtarëve të Hamasit janë gjetur brenda rrjetit nëntokësor, përfshirë komandantë në terren.

gaza idf

Sondazh

Poll