Sport

Thomas Müller festoi ditëlindjen e tij të 36-të me një “hat-trick” kundër Filadelfias!...

Një tjetër ish-kampion bote (i vitit 2014) spikat në MLS…

14 Shtator 2025, 11:02 Nga DOSJA

Thomas Müller festoi ditëlindjen e tij të 36-të me një

SHBA - Thomas Müller (Vancouver) shënon një tregolësh në ditëlindjen e tij të 36-të. Mesfushori sulmues gjerman, i cili mbërriti në Vancouver këtë verë, po përshtatet mirë në MLS.

Pasi kishte shënuar tashmë kundër Saint-Louis (3-2) në fund të gushtit, ish-sulmuesi i Bayern Munich festoi ditëlindjen e tij të 36-të, duke shënuar një tregolësh me Whitecaps (dy penallti, një me kokë) që mposhtën liderin e Konferencës Lindore, Filadelfian (7-0).

Për herë të parë në historinë e MLS-së, katër lojtarë kanë shënuar hat-trick në një ndeshje të vetme lige. Përveç Toklomatit (Charlotte) dhe Müller (Vancouver), Denis Bouanga (Los Angeles FC) shënoi tre herë kundër San Jose (4-2), ashtu si edhe Diego Rossi (Columbus) kundër Atlanta United (5-4).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll