Sport

UEFA ndryshon një rregull në Kupat e Europës, për të cilin klubet janë 'mirënjohëse'

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh të enjten në Tiranë

13 Shtator 2025, 10:00 Nga DOSJA

UEFA ndryshon një rregull në Kupat e Europës, për të

TIRANE - Lajm i mirë për klubet që nisin fazën e ligës së garave evropiane javën e ardhshme. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i mbledhur të enjten në Tiranë, miratoi një ndryshim në rregulloret për garat e klubeve të meshkujve 2025/26.

Kështu do të lejohet "zëvendësimi i përkohshëm në listë i një lojtari të dëmtuar ose me sëmundje afatgjatë deri në ditën e gjashtë të ndeshjes së secilës fazë të ligës". 

“Arsyeja e adaptimit është për t’u siguruar që listat e skuadrave të mos reduktohen padrejtësisht dhe që lojtarët të mbrohen nga presioni shtesë i ngarkesës së punës”, sqaroi UEFA në një deklaratë.

Në takim u njoftua gjithashtu se finalja e Ligës së Kampionëve 2026/27 do të luhet në stadiumin Metropolitano, 'shtëpinë' e Atletico Madridit, në Spanjë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll