Sport

VIDEO/ Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi filmohet duke blerë fruta në Tiranës

Al-Khelaifi ndodhej të enjten në vendin tonë në kuadër të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA, që u mbajt për herë të parë në Shqipëri.

13 Shtator 2025, 08:48 Nga I.A

VIDEO/ Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi filmohet duke blerë

TIRANË- Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi është filmuar në rrugët e Tiranës duke blerë fruta në një dyqan të rastit. Al-Khelaifi ndodhej të enjten në vendin tonë në kuadër të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA, që u mbajt për herë të parë në Shqipëri.


I shoqëruar nga truproja, biznesmeni miliarder nga Katari shihet teksa tenton të blejë furta buzë rruge pranë stadiumit 'Air Albania' dhe shkëmben disa fjalë me personat që e njohin. Personi që e filmon duket i befasuar që presidenti i PSG-së ndalet për të blerë fruta, por në fund të ditës ai është sjellë si një njeri i zakonshëm, paçka milionave që ka në llogarinë bankare.

 

nasser al-khelaifi

Sondazh

Poll