Sport

Mike Tyson do të rikthehet në ring 60 vjeç, sfidon Mayweather për një ndeshje show!...

‘Iron’ Mike ka zgjedhur të luftojë përsëri në një super shfaqje kundër një tjetër legjende të boksit

12 Shtator 2025, 15:40 Nga DOSJA
Mike Tyson do të rikthehet në ring 60 vjeç, sfidon Mayweather
Mike Tyson në ndeshjen e tij të fundit kundër Jake Paul

SHBA - Mike Tyson do të rikthehet në ring në moshën 60 vjeç. Legjenda e boksit do të sfidojë pesë here kampionin e botës, Floyd Mayweather, në një ndeshje miqësore që tashmë po duket se do të jetë një sukses për sa i përket audiencës, vlerësimeve dhe, sigurisht, të ardhurave nga boksi. Kjo do të ndodhë në vitin 2026. Dhe në mediat sociale, tifozët e boksit nuk po flasin për asgjë tjetër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mike Tyson (@miketyson)

Tyson-Mayweather, Mike në ring në moshën 60 vjeç!

Për Tyson, kjo nuk është asgjë e re. ‘Iron’ Mike u pa për herë të fundit në ring në nëntor 2024 në Arlington të Teksasit, në një ndeshje multi-milionë dollarëshe që e humbi ndaj Jake Paul, një YouTuber i shndërruar në boksier profesionist. Ishte një ndeshje me shumë ndjekës.

Tani është koha për një përsëritje, kundër një emri të madh. Mike do të përballet me ish-kampionin e botës Mayweather, 48 vjeç, i cili zyrtarisht u tërhoq në vitin 2017. Një boksier me një karrierë të shkëlqyer, i pamposhtur në 50 ndeshje dhe me pesë tituj të fituar në pesë kategori të ndryshme peshe.

Ndeshja e fundit zyrtare e Mayweather daton në vitin 2017, një tjetër nga shfaqjet më të pasura në historinë e boksit, kundër yllit të MMA-së, Conor McGregor.

"Unë jam më i miri në botën e boksit. Kjo shfaqje do t'u japë tifozëve atë që duan", tha Mayweather. Tyson u përgjigj shpejt: "Do të jetë keq për të, por ai dëshiron ta bëjë. Kështu që ne nënshkruam dhe do ta bëjmë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll