Aktualitet

Aksident në aksin Vorë-Fushë Krujë/ Kamionçina përplas motorin, raportohet për dy të plagosur

Konkretisht aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit të Vorës dhe raportohet se të plagosur kanë mbetur dy persona që po lëviznin me motor.

11 Shtator 2025, 20:51 Nga E. D
Aksident në aksin Vorë-Fushë Krujë/ Kamionçina
foto ilustruese

VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më herët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Mësohet se një kamioncinë ka përplasur një motor. Konkretisht aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit të Vorës dhe raportohet se të plagosur kanë mbetur dy persona që po lëviznin me motor.

Megjithatë ende nuk dihet gjendja e të plagosurve, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll