Sport

Hansi Flick e ka gjetur "përkthyesin" e ideve të tij, që po ndryshon gjithçka te Barça!...

Hansi Flick ka gjetur ‘perlën’ e tij të rrallë për të përmirësuar detajet e fundit të skuadrës së tij, një përforcim që tashmë është mirëpritur unanimisht në Katalonjë.

10 Shtator 2025, 20:21 Nga DOSJA
Hansi Flick e ka gjetur "përkthyesin" e ideve të tij,

SPANJE - Ndonjëherë nënshkrimet shkojnë përtej afatit të zakonshëm të transferimeve. Te Barça, Hansi Flick duket se e ka gjetur hallkën që mungon te stafi i tij i trajnerëve, një njeri i aftë të flasë me të rinjtë, të rregullojë dhomën e zhveshjes dhe të mishërojë filozofinë e tij të lojës.

Emri i tij? Eshtë Thiago Alcántara. Me të mbërritur në Katalonjë, gjermani e dinte se do të kishte nevojë për një stafetë, një lloj interpretuesi të futbollit të tij.

Kështu, Thiago Alcantara doli si zgjidhja ideale. Gjatë ndeshjeve parasezonale, ish-lojtari i Bayern Munich dhe Liverpool, qetësoi një seancë stërvitore të tensionuar duke bindur një lojtar të frustruar të kthehej në punë, siç zbuloi e përditshmja Sport. Dhoma e zhveshjes e kuptoi shpejt: Thiago nuk ishte aty vetëm për të trilluar shifrat.

Stafeta perfekte e dhomës së zhveshjes…

I stërvitur në La Masia, i formuar nga Bayern dhe i përsosur nga Premier League, ai zotëron një sfond të rrallë. Vizioni i tij për mesfushën përputhet në mënyrë të përkryer me idetë e Flick. Një filozofi që ka ndikuar te lojtarët e rinj të Barçës këtë verë, shton e përditshmja sportive.

Marc Casadó dëshmon: “Ai më ndihmoi shumë të kuptoj konceptet e Flick. Edhe nga ana njerëzore, ai është një djalë i shkëlqyer.”

Pedri, Gavi, Fermín… të gjithë gjetën një udhërrëfyes te Thiago, thekson Sport. Te Liverpool, ai tashmë mbështeste Stefan Bajcetic, një mesfushor që Barça ëndërronte ta riatdhesonte. Flick, i cili e njeh atë që nga Mynihu, këmbëngul në rëndësinë e tij. Dhe kur bëhet fjalë për menaxhimin e egove, spanjoli e di për çfarë flet.

Thiago nuk është vetëm përkthyesi taktik i Flick. Ai është gjithashtu personi që e kupton dhimbjen e dëmtimeve, pasi ka përjetuar kaq shumë pengesa. Mjaftueshëm për të folur në kushte të barabarta me lojtarë si Gavi, të cilët janë në mes të një rindërtimi të plotë.

Ndërsa rikthimi i tij nuk është konfirmuar zyrtarisht ende, Thiago tashmë po stërvitet me energji ngjitëse. Më shumë sesa thjesht një nënshkrim i ri, ai mund të jetë lojtari që do ta përmirësojë Barçën e Flick.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll