Sport

Tronditet Premier League: Ish-arbitri akuzohet për sjellje të pahijshme ndaj një të mituri...

David Coote, me origjinë nga Collingham, u akuzua zyrtarisht më 12 gusht dhe pritet të paraqitet këtë të enjte (nesër) në Gjykatën e Magjistraturës së Nottinghamit për akuzat.

10 Shtator 2025, 20:10 Nga DOSJA
Tronditet Premier League: Ish-arbitri akuzohet për sjellje të

ANGLI - Skandal në Angli. Ish-gjyqtari i Premier Ligës, David Coote, është akuzuar për prodhimin e një imazhi të pahijshëm të një të mituri. 

Një ish-zyrtar ndeshjeje, tani 43 vjeç, u akuzua pas një hetimi nga Policia e Nottinghamshire, sipas BBC-së. Policia tha se akuza ka të bëjë me një skedar video të rikuperuar nga oficerët shkurtin e kaluar.

Coote, me origjinë nga Collingham, u akuzua zyrtarisht më 12 gusht dhe pritet të paraqitet këtë të enjte (nesër) në Gjykatën e Magjistraturës së Nottinghamit për akuzat.

Ai u shkarkua nga organizata e arbitrimit PGMOL në dhjetor 2024, pas një hetimi për një video në të cilën ai dyshohet se bëri komente përçmuese për Liverpoolin dhe ish-trajnerin e klubit, Jurgen Klopp. Federata e Futbollit (FA) vendosi gjithashtu një pezullim tetë-javor gushtin e ardhshëm për të njëjtat komente.

Megjithatë, sipas transmetuesit britanik, policia tha se z. Coote nuk është arrestuar, por aktualisht është në liri me kusht. Ata sqaruan gjithashtu se akuza për prodhimin e një fotografie të pahijshme mbulon veprime të tilla si shkarkimi, ndarja dhe ruajtja e materialeve që lidhen me një të mitur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll