Sport

Kuqezinjtë do të luajë ndaj Jordanisë, një miqësore më 14 tetor, në “Air Albania”...

Kjo do të jetë përballja e dytë në histori mes dy ekipeve përfaqësuese. Sfida e parë është zhvilluar më 10 tetor 2018 në “Elbasan Arena” dhe është mbyllur në barazim pa gola.

10 Shtator 2025, 12:50 Nga DOSJA

Kuqezinjtë do të luajë ndaj Jordanisë, një

TIRANE - Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë një ndeshje miqësore në muajin tetor kundër Jordanisë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me homologët jordanezë që takimi të luhet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në ora 19:00.

Kjo do të jetë përballja e dytë në histori mes dy ekipeve përfaqësuese. Sfida e parë është zhvilluar më 10 tetor 2018 në “Elbasan Arena” dhe është mbyllur në barazim pa gola.

14 tetori është datë e lirë sipas kalendarit të FIFA-s, pasi Shqipëria bën pjesë në një grup me pesë ekipe në kualifikueset e Botërorit 2026.

Po këtë muaj, më 11 tetor, kuqezinjtë do të zbresin në fushë edhe për ndeshjen kualifikuese ndaj Serbisë në Beograd, e cila do të përcaktojë edhe ecurinë e Shqipërisë në aventurën e saj për Botërorin 2026.

Kuqezinjtë do të luajë ndaj Jordanisë, një

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll