Aktualitet

FOTO/ Vrasja e Agustin Kazës në Belgjikë, policia publikohen pamjet e autorit, i veshur komplet i zi me kapele në kokë

Kaza është ekzekutuar me 1 plumb në kokë dhe 2 në gjoks teksa po pinte kafe më 28 prill 2024 në Bruksel.

10 Shtator 2025, 11:15 Nga I.A
FOTO/ Vrasja e Agustin Kazës në Belgjikë, policia publikohen
Autori

BELGJIKË- Autoritetet belge kanë shpallur në kërkim një tjetër autor të dyshuar për vrasjen e shqiptarit Agustin Kaza. Kaza është ekzekutuar me 1 plumb në kokë dhe 2 në gjoks teksa po pinte kafe më 28 prill 2024 në Bruksel.

Policia ka publikuar dhe fotot e autorit të dyshuar, i cili është i veshur me të zeza dhe në kokë mban një kapele për t'iu fshehur kamerave. Zyra e prokurorit publik të Brukselit ka publikuar deri tani tre njoftime zyrtare kërkimi, për tre persona të ndryshëm, që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në ngjarje.

Agustin Kaza është vëllai i Martin Kazës, dënuar për vrasjen e dy vëllezërve më datë 3 korrik 1997 në Mirditë. Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dodë dhe Agustin Gjini, që dyshohet se ia kishin vrarë vëllanë. Ai u ekstradua nga Britania e Madhe në Shqipëri në dhjetor të vitit 2017.

 

agustin kaza

Sondazh

Poll