Bota

Gjashtë të vdekur nga sulmi izraelit në Doha/ Hamasi deklaratë: Armiku dështoi, zyratarët mbijetuan

Hamasi shtoi se sulmi konfirmon pa asnjë dyshim se Netanyahu dhe qeveria e tij nuk dëshirojnë të arrijnë ndonjë marrëveshje për paqe.

9 Shtator 2025, 21:06 Nga E. D
Gjashtë të vdekur nga sulmi izraelit në Doha/ Hamasi
foto ilustruese

KATAR- Hamasi ka bëerë një deklaratë mbi sulmin izraelit në Doha, duke thënë se ekipi i tij negociator kishte mbijetuar. Hamasi shtoi se sulmi konfirmon pa asnjë dyshim se Netanyahu dhe qeveria e tij nuk dëshirojnë të arrijnë ndonjë marrëveshje për paqe.

Në një deklaratë, tha: "Ne konfirmojmë dështimin e armikut për të vrarë vëllezërit tanë në delegacionin negociator".

Në deklaratë thuhet gjithashtu se gjashtë persona të tjerë u vranë në sulm.

"Ne e mbajmë qeverinë amerikane bashkëpërgjegjëse me pushtuesin për këtë krim, për shkak të mbështetjes së saj të vazhdueshme për agresionin dhe krimet e pushtuesit kundër popullit tonë", shtoi deklarata.

sulmi ne gaza

Sondazh

Poll