9 Shtator 2025, 20:06
Nga E. D
Sébastien Lecorni
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar ministrin e Forcave të Armatosura Sébastien Lecorni si kryeministër, duke zëvendësuar Francois Bayrou që pak më herët paraqiti dorëheqjen. Lecorni bëhet kështu kryeministri i pestë i Francës në më pak se dy vjet.
Pasardhësi i Bayrou-t përballet me detyrën e vështirë të miratimit të buxhetit nga parlamenti, ku qeveria deri më tani nuk ka pasur shumicën. Sébastien Lecornu zëvendëson François Bayrou, i cili humbi mbështetjen parlamentare pas një mocioni mosbesimi që kaloi në Asamblenë Kombëtare.
Duke ia dorëzuar postin Lecornu, Macron rrezikon të tjetërsojë Partinë Socialiste të qendrës së majtë dhe e lë presidentin dhe qeverinë e tij të varen nga Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen për mbështetje në parlament.
Më herët të hënën, kryeministri në largim François Bayrou paraqiti dorëheqjen e tij, të cilën Macron e pranoi. Ai u detyrua të largohej pas vetëm nëntë muajsh në detyrë, i zhgënjyer nga dështimi i tij për të përmbushur një premtim qendror. Përpara votëbesimit, Bayrou i paralajmëroi ligjvënësit se rrëzimi i tij nuk do t’i zgjidhte problemet e vendit.
“Ju keni fuqinë për të rrëzuar qeverinë, por nuk keni fuqinë për të fshirë realitetin. Realiteti do të mbetet i pamëshirshëm: shpenzimet do të vazhdojnë të rriten dhe barra e borxhit, tashmë e padurueshme, do të bëhet më e rëndë dhe më e kushtueshme," tha ai.
Lecornu tani përballet me sfidën e dyfishtë, ta nxjerrë Francën nga bataku i saj financiar, ndërkohë që drejton një qeveri të përgatitur për protesta masive. Demonstrata dhe bllokime autostradash në të gjithë vendin janë caktuar për të mërkurën, të pasuara nga një grevë më e gjerë e udhëhequr nga sindikatat më 18 shtator.
emmanuel macron
Bota
9 Shtator 2025, 18:55
E. D
foto ilustruese
SHBA- Shtetasi kinez Cuj Guanghaj, dhe ai britanik John Miller, ekstradimin e të cilëve e kërkojnë Shtetet e Bashkuara...
Bota
9 Shtator 2025, 18:45
E. D
foto ilustruese
EMIRATET E BASHKUARA- Në fillim të vitit 2024, një lobist i industrisë së cigareve elektronike, një i...
Bota
9 Shtator 2025, 18:31
Dosja
Foto nga protesta
NEPAL- Mes protestave të dhunshme në Nepal, gruaja e ish-kryeministrit Jhalanath Khanal, Rajyalaxmi Chitrakar, ka ndërruar...
Bota
9 Shtator 2025, 18:00
E. D
Shtëpia e Bardhë
SHBA- Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i ka konfirmuar BBC-së se administrata Trump ishte njoftuar ...
Bota
9 Shtator 2025, 17:34
E. D
Foto ilustruese
NEPAL- Protestuesit në Nepal kanë agravuar gjatë tubimeve të tyre, duke përfunduar deri në djegien e ndë...
Bota
9 Shtator 2025, 17:24
Lachlan, Prudence, James dhe Elisabeth Murdoch
Një betejë shumëvjeçare për trashëgiminë brenda perandorisë konser...
Bota
9 Shtator 2025, 17:08
E. D
foto ilustruese
SERBI- Policia serbe e ka arrestuar një burrë në pikëkalimin kufitar me Kosovën, Merdare, nën dyshimin pë...
Bota
9 Shtator 2025, 16:56
E. D
pamje nga sulmi
KATAR- Një seri shpërthimesh të forta u regjistruan pak para orës 15:00 në zonën Katara të Dohas në...
Bota
9 Shtator 2025, 16:51
E. D
Khalil al-Hayya
KATAR- Khalil al-Hayya ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të Hamasit për deka...
Bota
9 Shtator 2025, 16:45
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Mediat izraelite raportojnë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha Izraelit miratimin e tij për sulmin ndaj u...