Aktualitet

Ekzekutoi dy persona dhe plagosi dy të tjerë/ Dalin PAMJET e Ragip Gilës teksa largohet nga vendngjarja

Siç shihet edhe në pamje makina duket se është e aksidentuar në pjesën para pasi autori tentoi t'i të largohej nga venngjarja, por u përplas me një automjet tjetër gjatë tentativës për tu arratisur.

8 Shtator 2025, 17:21 Nga E. D
Ekzekutoi dy persona dhe plagosi dy të tjerë/ Dalin PAMJET e Ragip
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Janë publikuar edhe pamjet kur autori Ragip Gila largohet nga vendngjrja. Konkretisht Gila ndodhet në lagjen “Serreq” dhe largohet në drejtim të lagjes Skënderbeg, me mjetin tip BMV që ia ka marrë me forcë një qytetari pasi kreu krimin.


Siç shihet edhe në pamje makina duket se është e aksidentuar në pjesën para pasi autori tentoi t'i të largohej nga venngjarja, por u përplas me një automjet tjetër gjatë tentativës për tu arratisur.

Gila pasi ka mbërritur në afërsi të lumit Kir ka dalë nga makina dhe ka tentuar të largohet në këmbë, por pas disa minutash ndjekjeje u arrestua nga policia. Nga atentati mbeti e plagosur kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri dhe Erogen Brajoviç. Ndërkohë, i vdekur mbeti Armando Pali, dhe Liridon Kraja,  truproja i Eugen Vasos Brajoviç. 

 

vrasja ne shkoder

Sondazh

Poll