Bota

Medvedev: Finlanda po përgatitet për luftë me Rusinë

Ai po ashtu u ankua se po krijohet staf për njësi të ushtrisë në Lapland “që gjendet në afërsi të kufirit rus”.

8 Shtator 2025, 18:19 Nga I.A
Medvedev: Finlanda po përgatitet për luftë me Rusinë
Dmitry Medvedev

RUSI- Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, e ka akuzuar Finlandën fqinje se po ndjek rrugën e luftës kundër Rusisë. Medvedev aktualisht mban postin e nënkryetarit të Këshillit për Siguri Kombëtare të Rusisë. Ai po ashtu u ankua se po krijohet staf për njësi të ushtrisë në Lapland “që gjendet në afërsi të kufirit rus”.

“Pasi iu bashkua NATO-s, Helsinki po ndjek rrugën e konfrontimit në përgatitje për luftë me Rusinë, nën pretekstin e masave mbrojtëse. Është e dukshme që po përgatitet për të na sulmuar”, tha Medvedev në një shkrim të publikuar në agjencinë shtetërore, Tass.

Nuk është e qartë ndaj kujt janë drejtuar këto struktura, pasi NATO-ja e ka shpallur Rusinë armike, shkroi Medvedev. Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, Finlanda hoqi dorë nga politika e saj e kamotshme ushtarake dhe iu bashkua NATO-s, së bashku me Suedinë.

dmitry medvedev

Sondazh

Poll

Bota 8 Shtator 2025, 16:41 E. D

Izraeli kryen sulme në lindje të Libanit

foto ilustruese IZRAEL- Një sërë sulmesh ajrore kanë goditur lindjen e Libanit më 8 shtator, raportoi media shtetërore, teksa...