Bota

Sulm me armë ndaj një komisariati në Izmir/ Humbin jetën dy policë, gjashtë të plagosur, vihet në pranga autori (VIDEO)

Adoleshenti është arrestuar nga autoritetet, ndërsa 6 persoan të tjerë janë plagosur. 16-vjeçari me iniciale E.B., i cili kreu sulmin, u pa duke ardhur në vendngjarje i veshur me pallto dhe duke mbuluar fytyrën, pavarësisht motit të nxehtë dhe kishte me vete një sasi të madhe municionesh.

8 Shtator 2025, 16:48 Nga E. D
Sulm me armë ndaj një komisariati në Izmir/ Humbin jetën dy
pamje nga vendngjarja

TURQI- Një suul me armë zjarri ka ndodhur ndaj një komisariati në Izmir, ku si pasojë dy policë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë. Sipas mediave të huaja autori i dyshuar është një 16 vjeç që hapi zjarr ndaj komisariatit në zonën Balçova.

Adoleshenti është arrestuar nga autoritetet, ndërsa 6 persoan të tjerë janë plagosur. 16-vjeçari me iniciale E.B., i cili kreu sulmin, u pa duke ardhur në vendngjarje i veshur me pallto dhe duke mbuluar fytyrën, pavarësisht motit të nxehtë dhe kishte me vete një sasi të madhe municionesh. Ndërkohë Guvernatori i Izmirit, Süleyman Elban, bëri një deklaratë në vendngjarje në lidhje me sulmin.

“Sulmuesi u arrestua me lëndime. Ai po merr trajtim në Spitalin Shtetëror të Alsancak. Ai nuk ka precedentë të mëparshëm penalë. Hetimet për incidentin janë ende duke vazhduar. I dyshuari për vrasje është 16 vjeç dhe jeton në këtë rrugë. Incidenti do të sqarohet së shpejti. Incidenti është kryer me një pushkë me pompë të blerë nga babai i tij", tha ai.

Sondazh

Poll

Bota 8 Shtator 2025, 16:41 E. D

Izraeli kryen sulme në lindje të Libanit

foto ilustruese IZRAEL- Një sërë sulmesh ajrore kanë goditur lindjen e Libanit më 8 shtator, raportoi media shtetërore, teksa...