Sport

Memphis Depay - tani golashënuesi më i mirë në histori të Holandës…

7 Shtator 2025, 22:31 Nga DOSJA
Memphis Depay - tani golashënuesi më i mirë në histori

LITUANI - Shokët e tij të ekipit e kuptuan rëndësinë e momentit duke nxituar për të përqafuar Memphis Depayn. Holandezi, i cili shënoi në minutën e 11-të të ndeshjes kualifikuese të Holandës për Kupën e Botës 2026 në Lituani të dielën pasdite, u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Portokallinjve falë golit të tij të 51-të për ekipin kombëtar.

Që nga qershori, ish-lojtari i Lyon ishte tashmë golashënuesi më i mirë, duke kaluar Robin Van Persien me 50 gola. 31-vjeçari Depay, i cili tani luan për Corinthians në Brazil, është tani i vetmi lojtar që mban këtë vend të lakmueshëm në analet e futbollit holandez.

Ai shënoi edhe golin e dytë (63’) në këtë ndeshje, që u fitua 3-2 nga Holanda, duke e çuar rekordin personal në 52 gola tË realizuar me fanelën portokalli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll