Sport

Shqipëria luan shansin e fundit për ëndrrën e Botërorit ndaj Letonisë, “avullojnë” biletat!

Mjaft delikate është kjo përballje për rrugëtimin e kuqezinjve, teksa në “Air Albania” kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve.

7 Shtator 2025, 16:49 Nga DOSJA
Shqipëria luan shansin e fundit për ëndrrën e Botërorit

TIRANE - Ndeshja ndaj Letonisë është mjaft “jetike” për Shqipërinë. Kombëtarja do të kërkojë me doemos fitoren ndaj letonezve ditën e martë. Duel që do të luhet në “Air Albania” në orën 20:45.

Mjaft delikate është kjo përballje për rrugëtimin e kuqezinjve, teksa në “Air Albania” kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve. E kur jemi vetëm 2 ditë para kësaj përballjeje mësohet se edhe numrin zyrtar të biletave të shitura.

Deri më tani janë shitur mbi 13.000 bileta, ndërsa numri i tyre pritet të rritet deri ditën e ndeshjes. Aktualisht Kombëtarja ndodhet në vendin e 3-të në grupin K me 5 pikë, 2 më pak se Serbia, por serbët kanë 1 ndeshje më pak se ne.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll