Bota

VIDEO/ Shembet fasada e një kishe të shpallur monument kulture, kalimtarët shpëtojnë mrekullisht

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, kur një pjesë e murit të përparmë të ndërtesës ra papritur mbi trotuar, përgjatë rrugës Bradford Road.

7 Shtator 2025, 14:23 Nga DOSJA
VIDEO/ Shembet fasada e një kishe të shpallur monument kulture,
pamje nga vendngjarja

ANGLI- Pamje të frikshme janë bulikuar të dielën në mëngjes në Cleckheaton, në krahinën e West Yorkshire në Angli. Shiç shihet edhe në video fasada e një kishe viktoriane, e cila ishte shpallur ndërtesë e mbrojtur ushemb papritur. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, kur një pjesë e murit të përparmë të ndërtesës ra papritur mbi trotuar, përgjatë rrugës Bradford Road.

Gjithashtu në pamje shihet momentin kur një kalimtar vëren gurët që fillojnë të shkëputen dhe arrin të largohet vetëm sekonda para se fasada të shembet plotësisht në tokë.  Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikëses, ndërsa fotot pas shembjes tregojnë gurë të mëdhenj dhe mbetje ndërtimore të shpërndara në rrugë, duke dëshmuar për rrezikun që mund të kishte sjellë incidenti nëse do të kishte pasur kalimtarë të tjerë aty pranë.

angli

Sondazh

Poll