Sport

Adriano: “Askush nuk interesohet më për mua…”

Ai është kthyer prej kohësh për të jetuar në Brazil, duke u tërhequr në vendet e fëmijërisë së tij, duke alternuar ulje-ngritje.

7 Shtator 2025, 14:31 Nga DOSJA
Adriano: “Askush nuk interesohet më për mua…”

BRAZIL - Një nga lojtarët më të mëdhenj që ka veshur ndonjëherë fanellën e Interit, ose më saktë, një nga sulmuesit më të mëdhenj që ka luajtur ndonjëherë në Serie A. Sikur të mos kishte rënë në thellësitë e depresionit, karriera e Adrianos me siguri do të kishte qenë ndryshe. Ai është kthyer prej kohësh për të jetuar në Brazil, duke u tërhequr në vendet e fëmijërisë së tij, duke alternuar ulje-ngritje. Duke folur në podcastin "Boteco do Chula", të drejtuar nga ish-lojtari Aloisio Chulapa, ai foli përsëri hapur sot për veten dhe marrëdhënien e tij me ish-shokët e ekipit, duke dhënë një paralajmërim.

Perandori deklaroi se ka pak shokë skuadre me të cilët ende mban kontakt dhe se dashuria dhe rehatia gjenden diku tjetër: "Nuk ka çmim të jesh me njerëzit që do", tha ish-numri 10 i Interit. "Unë nuk jam nga ata që japin intervista, por sot këmbëngule dhe erdha me kënaqësi. E vërteta është se  askush nuk interesohet më për mua. I vetmi lojtar që më telefonon për të parë se si po shkoj është Aloisio Chulapa. Pak njerëz interesohen për të tjerët . A e dini kush ishte i vetmi lojtar që qau për mua, si qenie njerëzore,? Ishte Aloísio. Është diçka që nuk mund ta shpjegosh. Gjërat e këqija mbeten me ne."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll