Sport

VIDEO / Ronaldo reflekton, pas “dhunës” ndaj një tifozi armen, përqafon në fushë fëmijën e përlotur!

Fëmija, dukshëm i prekur nga takimi me idhullin e tij, nuk mundi t'i mbante lotët, ndërsa superylli portugez buzëqeshi dhe e qetësoi me një gjest të ngrohtë pranimi.

7 Shtator 2025, 00:02 Nga DOSJA
VIDEO / Ronaldo reflekton, pas “dhunës” ndaj një tifozi

ARMENI - Një moment prekës që u bë viral ndodhi para fillimit të ndeshjes kualifikuese Portugali - Armeni për Kupën e Botës 2026, kur një tifoz i ri i ekipit shpërtheu në lot ndërsa Cristiano Ronaldo e përqafoi. Fëmija, dukshëm i prekur nga takimi me idhullin e tij, nuk mundi t'i mbante lotët, ndërsa superylli portugez buzëqeshi dhe e qetësoi me një gjest të ngrohtë pranimi. Një moment reflektimi ky me sa duket për yllin portugez pas lumit të kritikave që u bën ndaj tij për shtyjen e një tjetër tifiozi dhunshëm në momentin që ai po tentonte të bënte selfie me idhullin e tij.

Momenti u kap në kamera dhe brenda pak minutash po bënte xhiron e mediave sociale, duke marrë shumë lëvdata për Ronaldon. Përdoruesit vlerësuan thjeshtësinë e tij dhe mënyrën se si ai tregon respekt dhe dashuri ndaj tifozëve të rinj, duke vënë në dukje se gjeste të tilla spontane janë një kujtesë e ndikimit pozitiv që atletët më të mirë kanë përtej katër vijave të fushës.

Për tifozin e vogël të futbollit, hyrja në fushë përkrah idhullit të tij të madh u bë një kujtim për gjithë jetën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll