I akuzuar për trafikimin e 11 tonëve kokainë/ Esktradohet nga Republika Domenikane Soni Pepa (PAMJET)
Soni Pepa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale: Trafikim i narkotikëve, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
TIRANË- I shumëkërkuari nga Interpoli Soni Pepa alias Vilson Pepa është ekstraduar nga Republika Domenikane. Soni Pepa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale: Trafikim i narkotikëve, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet ekstradimi i shtetasit shqiptar S. P., alias V. P., nga Punta Cana/Republika Domenikane, në Shqipëri. Në vijim të bashkëpunimit intensiv të Interpol Tiranës me Interpol Santo Domingo, Republika Domenikane, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Punta Cana/Republika Domenikane drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar S. P., alias V. P., 41 vjeç, lindur në Lushnjë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Si rezultat i informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Santo Domingo, u bë i mundur arrestimi në Punta Cana/Republika Domenikane, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë të këtij shtetasi. Shtetasi S. P., në përfundim të procedurave, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Policia e Shtetit falënderon autoritetet e Republikës Domenikane dhe autoritetet gjermane për bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 41-vjeçarit në Shqipëri.
Kush është Soni Pepa alias Vilson Pepa
Soni Pepa alias Vilson Pepa u arrestua më 3 shtator në zonën e Distriktit Kombëtar. Gjatë momentit të ndalimit, autoritetet i kanë gjetur një pasaportë shqiptare, dokumente italiane, pesë telefona celularë të koduar dhe shuma të konsiderueshme parash në dorë. 41-vjeçari akuzohet si anëtar i një grupi kriminal për trafik ndërkombëtar të kokainës. Ai rezulton i kërkuar nga autoritetet shqiptare për përfshirje në një nga ngarkesat më të mëdha të kokainës që kanë kapur autoritetet evropiane vitet e fundit.
Pepa akuzohet për një sasi prej 11 tonësh kokainë, nga të cilat 600 kilogramë u sekuestruan në Roterdam, Holandë, mes datave 7 dhe 8 nëntor 2020. Gjithashtu, ai dyshohet se ka financuar blerjen e 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet. 41-vjeçari ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal ndërkombëtar, i cili operonte në disa shtete të Europës dhe Amerikës së Jugut, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.
Ngarkesa e drogës dyshohet se është nisur nga porti i Villetas në Paraguai, me destinacion përfundimtar portin e Antverpit në Belgjikë. Emri i Vilson Pepës ishte shpallur në kërkim pas operacionit të SPAK më 8 gusht, ku u godit sërish organizatën kriminale të Franc Çopjas në Elbasan.
Sondazh
Të huaj në turizëm... për të punuar, kamerierë që nuk flasin shqip
foto ilustruese TIRANË- Sektorë si akomodimi dhe shërbimi në bare dhe restorante po bëhen gjithnjë e më të varur n...
Kthjellime dhe vranësira, çfarë parashikon moti për sot
foto ilustruese TIRANË- Ditën e somte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë nj&e...
Arkitektura bio-klimatike, një mundësi për fshatrat shqiptare të shekullit XXI
foto ilustruese TIRANË- Nga Thethi në Qeparo të Vjetër, tradita jonë ka ditur gjithmonë si të ndërtojë në...
Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
pamje nga ndalimet TIRANË- Disa arrestime raportohet se janë kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas ra...
Vrasje me armë zjarri në Llapashticë të Podujevës, qëllohet për vdekje një person
foto ilustruese KOSOVË- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një fshat të Podujevës. Zëdh&...
Vrasja e Kristjan Kolës në Shkodër, flet motra e 34-vjeçarit: Dyshoj që policia është e implikuar në krim, duam drejtësi
mariza dhe kristjan kola TIRANË- Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u qëllua për vdekje në qendër ...
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani shtrohet në urgjencë, transportohet nën masa të rrepta sigurie
nuredin dumani TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani është shtruar ditën e sotme në urgjencën e QSUT-s&eu...
Lëkundje toke në vend, regjistrohet një tërmet me magnitudë 3.3 në Gjirokastër
foto ilustruese GJIROKASTËR- Lëkundje të lehta toke janë regjistruar rreth orës 18:44 sot në Gjirokastër. Sipas Q...
"Dosja "McGonigal", njollë e zezë për vendin tonë", Klodiana Lala: Ja cila është aktakuza që implementon politikisht kryeministrin
lala, mcgonigal TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala, ka folur sot për dosjen “McGonigal”, të cilën e cilëson si nj&e...
"Një ministër në hetim nga SPAK", Lala: Vizita e Dumanit në DASH ka krijuar shqetësim te mazhoranca, në veçanti te Rama
klodiana lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur ditën e sotme lidhur me vizitën e kreut të SPAK-ut, Altin Dumanit në D...

