Aktualitet

EMRI/ Parandalohet ngjarja kriminale në Durrës, arrestohet 27-vjeçari me armë gjahu 

Mësohet se është vënë në pranga një 27-vjeçar me emrin Sebastian Toska, pasi ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të një personi tjetër. 

6 Shtator 2025, 09:47 Nga I.A
EMRI/ Parandalohet ngjarja kriminale në Durrës, arrestohet
Policia

DURRËS- Një ngjarje kriminale është parandaluar ditën e sotme në Durrës. Mësohet se është vënë në pranga një 27-vjeçar me emrin Sebastian Toska, pasi ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të një personi tjetër. 

Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti mes dy personave. Pas arrestimit, policia sekuestroi dhe armën tip 'Shotgun', të cilën e kishte pa leje. 

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti ku u përdor edhe armë gjahu Finalizohet operacioni policor i koduar “Shotgun” Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar, i cili pas një konflikti të çastit, qëlloi me armë gjahu në drejtim të një shtetasi tjetër. Sekuestrohet arma e gjahut që u përdor në ngjarje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shotgun”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. T., 27 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu çifte në drejtim të shtetasit Sh. H., 34 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës. Nga veprimet hetimore rezultoi se arma e gjahut, tip shotgun, ishte pa leje dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Prishja e rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

sebastian toska

Sondazh

Poll