Sport

Më në fund, Ismajli gati për të luajtur…por jo me kombëtaren!

Ardian Ismajli është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës në qendrën “Filadelfia”

5 Shtator 2025, 00:05 Nga DOSJA
Më në fund, Ismajli gati për të luajtur…por jo me

ITALI - Torino ka marrë një lajm pozitiv gjatë kësaj pauze të kombëtareve. Ardian Ismajli është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës në qendrën “Filadelfia”.

Mbrojtësi shqiptar kishte pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë në mesin e muajit gusht, dëmtim që e mbajti jashtë fushave për disa javë. Tashmë, ai shihet gati për të marrë minutat e para me fanellën e Torinos, pas transferimit të tij këtë verë.

Trajneri Baroni është optimist se do ta ketë në dispozicion në ndeshjen e radhës në Serie A, përballë Romës së Gasperinit më 14 shtator, ora 12:30. Për Ismajlin, ky do të ishte debutimi i shumëpritur, me synimin për të fituar menjëherë vendin e tij në repartin e mbrojtjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll