Sport

FIFA i jep një dorë Kosovës, zyrtarisht Hoxha dhe Avdullahu pjesë e Dardanëve!

“Dardanët” i ftuan dy futbollistët për ndeshjet e shtatorit, teksa konfirmohet se mund të luajnë në kualifikueset e Botërorit.

4 Shtator 2025, 17:21 Nga DOSJA
FIFA i jep një dorë Kosovës, zyrtarisht Hoxha dhe Avdullahu

ZVICER - FIFA ka dhënë dritën jeshile për Veldin Hoxhën dhe Leon Avdullahun që të përfaqësojnë Kosovën, prej datës 2 shtator. “Dardanët” i ftuan dy futbollistët për ndeshjet e shtatorit, teksa konfirmohet se mund të luajnë në kualifikueset e Botërorit. Hoxha ishte pjesë e Federatës Kroate të Futbollit. Në anën tjetër, Avdullahu vendosi të largohet nga Zvicra ku me moshat ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Të dy futbollistët janë pritur krahëhapur nga Franko Foda, i cili ka folur pozitivisht. Hoxha është pjesë e Rubin Kazan në Rusi, ndërsa Avdullahu jep kontributin e tij te Hofenheim.

Kosova do të përballet nesër në orën 20:45 me Zvicrën për kualifikueset e Botërorit. Më 8 shtator ndërkohë, është projektuar sfida me Suedinë po në të njëjtën orë. E para luhet në transfertë dhe e dyta në stadiumin “Fadil Vokrri”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll