Aktualitet

Lëvizte i armatosur me pistoletë/ Arrestohet 22-vjeçari në Tiranë, i riu tentoi të largohej me vrap kur pa efektivët (VIDEO)

Gjatë kontrollit në çantë, iu gjet 1 pistoletë me municion. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

4 Shtator 2025, 10:49 Nga E. D
Lëvizte i armatosur me pistoletë/ Arrestohet 22-vjeçari në
pamje nga arretimi

TIRANË- Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në çantë. Sipas policisë i riu u kap  në fshatin Krrabë, ku ishte banues. 22-vjeçari sapo ka parë shërbimet e Policisë, ai ka tentuar të largohet, por është vendosur në pranga nga blutë.

Gjatë kontrollit në çantë, iu gjet 1 pistoletë me municion. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Njoftim i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Village”. Lëvizte i armatosur me pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit dhe municion luftarak.

Në vijim të operacioneve policore, me objektiv identifikimin e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe janë rrezik për qytetarët dhe sigurinë publike, Komisariati i Policisë Nr. 1 finalizoi si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, operacionin “Village”.

Gjatë operacionit, u kap në fshatin Krrabë, ku ishte banues, shtetasi R. Rr., 22 vjeç. Gjatë kontrollit në çantë, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët e mbante pa leje. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka tentuar të largohet, por si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, është mundësuar kapja dhe vënia e tij në pranga. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll