Sport

E VEÇANTE!... Ilkay Gündogan blen një faqe gazete te Manchester Evening News, për të falënderuar tifozët dhe shokët te Man.City...

I liruar nga Manchester City, 34-vjeçari Ilkay Gündogan i është bashkuar Galatasarayt. Ish-lojtari i kombëtares gjermane bleu një faqe me hapësirë reklamuese në gazetën lokale, Manchester Evening News, për të shkruar një letër të hapur për tifozët e klubit dhe ish-shokët e tij të ekipit.

3 Shtator 2025, 16:10 Nga DOSJA

E VEÇANTE!... Ilkay Gündogan blen një faqe gazete te Manchester

ANGLI - Përpara se t’i bashkohej Galatasarayt me një kontratë dyvjeçare, Ilkay Gündogan donte t’u dërgonte një mesazh tifozëve të Manchester Cityt dhe ish-shokëve të tij të ekipit.

Në vend që të postonte një mesazh në rrjetet sociale, mesfushori 34-vjeçar bleu një faqe reklame te Manchester Evening News, një gazetë lokale, për të publikuar letrën e tij të hapur.

“Të dashur tifozë të Manchester City-t, të dashur shokë skuadre, të dashur punonjës të klubit, nga thellësia e zemrës sime, dua t'ju falënderoj”, shkroi Gündogan në hyrje, përpara se të reflektonte mbi vitet e tij në Manchester, të cilin po e lë për t'u bashkuar me “klubin e tij të preferuar që nga fëmijëria”. 

“Shihemi së shpejti, më së voni në fund të janarit për Ligën e Kampionëve”, përfundoi ai, duke iu referuar ndeshjes së fazës së ligës që Galatasaray do të luajë më 28 janar kundër Manchester City-t.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll