Sport

Superiorja/ Shtyhet përsëri: Teuta - Dinamo City do të luhet më 17 shtator…

Ekipet kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, shkak për të rishtyrë ndeshjen e javë së pare të Abissnet Superiores

3 Shtator 2025, 13:58 Nga DOSJA
Superiorja/ Shtyhet përsëri: Teuta - Dinamo City do të luhet

TIRANE - Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e prapambetur e javës së parë të “Abissnet Superiore”, Teuta - Dinamo City, nuk do të zhvillohet më 5 shtator, siç ishte planifikuar fillimisht.

Të dyja klubet kanë gjetur mirëkuptimin për të zhvendosur ndeshjen më 17 shtator, në orën 15:00, pasi Dinamo City ka dy lojtarë të grumbulluar me ekipet Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, së bashku me dy anëtarë të stafit të klubit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll