3 Shtator 2025, 09:02
Nga I.A
Donald Trump
Ushtria amerikane ka vrarë 11 persona gjatë sulmeve të kryera më 2 shtator ndaj një varke nga Venezuela, që dyshohet se bartte narkotikë të paligjshëm, tha presidenti amerikan, Donald Trump. Ky është operacioni i parë i kryer që kur administrata Trump dislokoi luftanije në jug të Karaibeve.
“Disa minuta më herët, kemi sulmuar një varkë, një anije që po barte drogë, shumë drogë kishte në atë anije”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.
“Ka shumë drogë që po vjen në shtetin tonë... Kjo drogë vinte nga Venezuela”.
Më vonë, përmes një videoje të postuar në Truth Social që dukej se shfaqje pamje nga dronët duke ndjekur një varkë në det. Në këto pamje më pas u pa një shpërthim dhe zjarr.
“Sulmi rezultoi me vrasjen e 11 terroristëve. Asnjë ushtar amerikan nuk pësoi gjatë këtij sulmi”, tha Trump.
Ai shtoi se ushtria amerikane kishte identifikuar anëtarët e ekuipazhit të kësaj varke si pjesëtarë të bandës venezuelase Tren de Aragua, që SHBA-ja e futi në listën e organizatave terroriste në shtator. Udhëheqësi amerikan përsëriti akuzat se Tren de Aragua kontrollohet nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, akuza që vazhdimisht janë hedhur poshtë nga Karakasi.
Ministri për Komunikim i Venezuelës, Freddy Nanez, pretendoi se videoja e publikuar nga Trumpi ishte krijuar me inteligjencë artificiale.
Pentagoni ende nuk ka publikuar detaje për sulmin, përfshirë edhe çfarë droge ishte në bordin e anijes, sasinë dhe si u krye sulmi.
SHBA-ja ka dislokuar luftanije në jug të Karaibeve javët e fundit, pas zotimit të bërë nga Trumpi për luftimin e karteleve të drogës.
Sulmet e 2 shtatorit duket se janë operacionet e para ushtarake të këtij lloji në këtë rajon.
Shtatë luftanije, së bashku me një nëndetëse që operon me energji bërthamore, janë ose në rajon ose pritet të arrijnë shpejt atje, duke bartur mbi 4.500 pjesëtarë të Marinës amerikane.
Përderisa Garda Bregdetare dhe Marina amerikane rregullisht operojnë në jug të Karaibeve, dislokimi i fundit është i pazakonshëm.
Duke folur për gazetarët, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se “droga me gjasë ishte nisur për në Trinidad apo ndonjë shtet tjetër në Karaibe”.
Në Karakas janë rritur shqetësimet se Qeveria venezuelase mund të jetë objektivi i vërtetë i Trumpit.
Muajin e kaluar, SHBA-ja dyfishoi shpërblimin për informacionet që do të çonin në arrestimin e Maduros, duke ofruar 50 milionë dollarë, pasi e akuzoi atë për lidhje me trafikun e drogës dhe grupet kriminale.
Zyrtarët në Venezuelë vazhdimisht kanë thënë se Tren de Aragua më nuk është aktiv në shtetin e tyre pasi banda u shkatërrua gjatë një operacioni në një burg më 2023./REL
donald trump
Bota
2 Shtator 2025, 22:53
r.ll
pamje nga videoja
SHBA- Një video që tregon dikë duke hedhur një objekt nga dritarja e Shtëpisë së Bardhë ...
Bota
2 Shtator 2025, 22:38
r.ll
aleksander vucic
KINË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se deklarata e kryeministrit kroat, Andrej Pllenkoviç, se...
Bota
2 Shtator 2025, 22:00
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti Donald Trump mohoi thashethemet se shëndeti i tij ishte në rrezik, ndërsa u përgjigj pyetjeve t...
Bota
2 Shtator 2025, 21:47
r.ll
elon musk
SHBA- Manjati Elon Musk ka komentuar përsëri çështjen e nivelit të ulët të lindjeve në G...
Bota
2 Shtator 2025, 21:43
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti Donald Trump njoftoi të martën se Agjencia Hapësinore do të zhvendosë selinë e saj ng...
Bota
2 Shtator 2025, 20:42
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- "Putini po na vëzhgon. Ne duam frenim, jo përshkallëzim." Ky është mesazhi i Inspektorit të P&eum...
Bota
2 Shtator 2025, 20:35
r.ll
foto ilustruese
PERU- Një diplomat që punonte në ambasadën indoneziane në Lima u qëllua pë...
Bota
2 Shtator 2025, 20:26
r.ll
ali larijani
IRAN- Shefi i sigurisë i Iranit, Ali Larijani, tha se shteti i tij është i hapur për bisedime bërthamore me Shtetet e...
Bota
2 Shtator 2025, 19:43
r.ll
emilio fede
ITALI- Emilio Fede, ish-drejtori i Tg1 dhe Tg4 është ndarë nga jeta pasditen e sotme në moshën 94 vje&...
Bota
2 Shtator 2025, 19:22
r.ll
hristijan mickoski
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka pretenduar se gjatë mandatit të tij si udhëh...