Sport

Retegui u vlerësua me çmimin “Paolo Rossi”, ceremonia u zhvillua në Coverciano...

Ky çmim i jepet golashënuesit më të mirë të sezonit…

2 Shtator 2025, 20:30 Nga DOSJA

Retegui u vlerësua me çmimin “Paolo Rossi”, ceremonia u

ITALI - Mateo Retegui mori çmimin "Paolo Rossi Award" në Coverciano. Sulmuesi italian, golashënuesi më i mirë në sezonin e kaluar në Serie A me Atalantën (25 gola) mori çmimin prestigjioz nga Shoqata Italiane e Futbollistëve (AIF).

Presidenti i shoqatës Umberto Calcagno dhe drejtori i përgjithshëm Gianni Grazioli, ia dhanë çmimin sulmuesit Retegui, i cili këtë sezon do të luajë në Arabinë Saudite, në qendrën e grumbullimit të kombëtares italiane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll