Sport

Grealisht e ka me Guardiolën: “Tani e dua prap futbollin…!”

Pep Guardiola pranoi se lojtari duhej të luante më shumë për të rifituar nivelin e tij, huazimi tek Evertoni po i jep të drejtë. Në vetëm dy ndeshje si titullar ka dhënë 4 asiste, dyfishin e atyre me “qytetarët” në dy sezone.

2 Shtator 2025, 17:51 Nga DOSJA
Grealisht e ka me Guardiolën: “Tani e dua prap

ANGLI - Jack Grealish ka rigjetur vetveten pas dy sezoneve të vështira te Manchester City. Pep Guardiola pranoi se lojtari duhej të luante më shumë për të rifituar nivelin e tij, huazimi tek Evertoni po i jep të drejtë. Në vetëm dy ndeshje si titullar ka dhënë 4 asiste, dyfishin e atyre me “qytetarët” në dy sezone.

29-vjeçari është bërë, pas Jeremy Goss, i vetmi lojtar në Premier League që regjistron dy ose më shumë asistime në dy ndeshjet e para si titullar, me një ekip të ri. Përveçse lider në asistime në 5 ligat kryesore europiane, ai udhëheq edhe në duele të fituara, faulle të provokuara dhe driblime të kompletuara javën e fundit.

“Ndjehem sikur po e shijoj futbollin siç duhet. Desha vetëm ta riktheja këtë ndjesi. Besoj se, në vitet e fundit, ndonjëherë jam shkëputur emocionalisht. Nuk është se nuk e doja më futbollin, por thjesht nuk e shijoja aq sa duhet. Familja ma kujtonte shpesh, kur isha në shtëpi. Nuk është faji i askujt tjetër, është faji im…”, – tha Grealish, i cili e ka ngjitur Evertonin në vendin e pestë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll