Politike

Varri monumental i periudhës romake, Rama: Gërmim i rrallë arkeologjik

Ndërkohë që shkruan se ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës.

2 Shtator 2025, 13:26 Nga I.A
Varri monumental i periudhës romake, Rama: Gërmim i rrallë
Varri

BULQIZË- Një varr monumental i periudhës romake është zbuluar nga arkeologët në fshatin Strikcan të Bulqizës. Varri që dyshohet se është i pari i këtij lloji në Shqipëri, është me dimensione rreth 9 m x 6 m dhe dhoma funerare 2.40 m e lartë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga varri i parë monumental të periudhës romake në Shqipëri. Ndërkohë që shkruan se ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës.

Postimi i Plotë:

Një gërmim i rrallë arkeologjik është zbuluar në Bulqizë në fshatin Strikçan. Specialistët e kanë specifikuar si varrin e parë monumental të periudhës romake në Shqipëri, në tipologjinë e një mausoleumi me elementë të rrallë arkitektonikë e epigrafikë. Monumenti (rreth 9 m x 6 m, me dhomë funerare 2.40 m të lartë) ka dalë në dritë me një mbishkrim bilingual romak, kushtuar individit të varrosur – Gelliano-s – dhe perëndisë Jupiter. Ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës.

edi rama

Sondazh

Poll