Sport

Shuma rekord e transferimeve verore, Premier League shpenzoi 3.5 miliardë euro!

Sipas llogaritjeve të BBC-së - shifra e shpenzuar është e barabartë me atë sa kanë investuar së bashku klubet e Bundesligës, La Ligës, Ligue 1 dhe Serie A.

2 Shtator 2025, 17:00 Nga DOSJA
Shuma rekord e transferimeve verore, Premier League shpenzoi 3.5 miliardë

ANGLI - Jo vetëm Alexander Isak te Liverpooli për 150 milionë euro: afati kalimtar i verës që sapo u mbyll theu të gjitha rekordet e Premier Ligës.

BBC vlerëson se klubet angleze shpenzuan 3.087 miliardë paund, ose pak më shumë se 3.5 miliardë euro. Kjo shifër është dukshëm më shumë se 1.96 miliardë paund të shpenzuara në verën e vitit 2024.

Dhe më e rëndësishmja - sipas llogaritjeve të BBC-së - shifra e shpenzuar për transferta lojtarësh është e barabartë me shifrën sa kanë investuar së bashku klubet e Bundesligës, La Ligës, Ligue 1 dhe Serie A.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll