1 Shtator 2025, 16:47
Nga DOSJA
TIRANE - Ndryshime në listën e Kombëtares para ndeshjeve të shtatorit, në miqësoren me Gjibraltarin dhe kualifikuesen për Kupën e Botës 2026 me Letoninë.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije, se mbrojtësi Adrian Bajrami nuk do të jetë pjesë e Kombëtares kuqezi. Ai ka vendosur të largohet nga Shqipëria për të luajtur me Zvicrën.
Pasi është vënë në dijeni për këtë vendim të lojtarit, trajneri Sylvinho ka vendosur të ftojë mbrojtësin Maldin Kacurri, i cili do të bashkohet me skuadrën në kampin stërvitor të kuqezinjve në Malaga gjatë të hënës dhe do të vihet në dispozicion për këto dy ndeshje. Kacurri, i cili ka qenë më parë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave U-17, U-19 dhe U-21 të Shqipërisë, ftohet për herë të parë në Kombëtaren A.
Në vend të Ylber Ramadanit, i cili nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për një problem shëndetësor, është thirrur Enis Çokaj, mesfushor i Levadiakosit në kampionatin grek, që ka qenë edhe më parë pjesë e Kombëtares A, ku numëron 5 ndeshje.
Pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet e shtatorit nuk do të jetë as Ernest Muçi, i cili ka vuajtur nga dhimbje të mesit me shenja të inflamacionit të diskut. Pas konsultimit me stafin mjekësor të klubit dhe doktorin e Kombëtares, është vendosur që ai të mos thirret për këto ndeshje.
Trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë sulmuesin Kristian Shpendi, i cili grumbullohet për herë të parë me Kombëtaren A, pas aktivizimeve me ekipet kombëtare të moshave U-19 dhe U-21.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 Shtator 2025, 16:23
ITALI - Edon Zhegrova do të jetë futbollisti më i ri i Juventusit. Pasi la aeroportin, ylli i futbollit kosovar u nis drejt zyrave të klub...
Sport
1 Shtator 2025, 16:00
ANGLI - Rodri këmbëngul se rikthimi i tij në formë nuk do ta shndërrojë automatikisht Manchester Cityn në forcën domin...
Sport
1 Shtator 2025, 15:30
ANGLI - Manchester United ka vendosur të zvogëlojë humbjet në portë. I lodhur nga dyshimet e vazhdueshme rreth Andr&ea...
Sport
1 Shtator 2025, 15:00
SPANJE - Sergio Ramos është një nga futbollistët më të dekoruar të këtij shekulli. Ai është ende aktiv ...
Sport
1 Shtator 2025, 14:30
ZVICER - Liga e Kampionëve 2025/26 ka filluar tashmë dhe superkompjuteri i Opta-s ka publikuar parashikimin e tij të parë të mad...
Sport
1 Shtator 2025, 14:00
SPANJE - Barça i ka përfunduar tre ndeshjet e para në LaLiga pa humbje. Rekordi i saj është dy fitore, kundër&nbs...
Sport
1 Shtator 2025, 13:30
ITALI - Sagës së Adrien Rabiot me Marsejën më në fund po i vjen fundi: mesfushori francez do të largohet nga skuadra f...
Sport
1 Shtator 2025, 13:00
GJERMANI - Tre ndeshje dhe pastaj ai largohet. I rekrutuar nga Bayer Leverkusen më 1 korrik, Erik ten Hag (55 vjeç) u shkarkua këtë...
Sport
1 Shtator 2025, 12:30
ANGLI - Saga e transferimit të Alexander Isak po i vjen fundi. Sipas shtypit britanik, Newcastle ka pranuar ofertën e fundit të Liverpoolit pre...
Sport
1 Shtator 2025, 12:15
SHBA - Finalja e Kupës së Ligës 2025 midis Inter Miami dhe Seattle Sounders do të mbahet mend për më shumë sesa vetëm ...