Sport

VIDEO/ Edon Zhegrova mbërrin në zyrat e Juventusit, shqiptarët e presin me flamurin e UÇK-së dhe urimin: “Me këmbën e mbarë”...

Sulmuesi i Kosovës që do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me bardhezinjtë e Torinos.

1 Shtator 2025, 16:23 Nga DOSJA

VIDEO/ Edon Zhegrova mbërrin në zyrat e Juventusit, shqiptarët e

ITALI - Edon Zhegrova do të jetë futbollisti më i ri i Juventusit. Pasi la aeroportin, ylli i futbollit kosovar u nis drejt zyrave të klubit, aty ku do të kryejë dhe vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë një kontratë 5-vjeëare.

Zhegrova u prit nga dhjetëra fansa, mes tyre dhe shqiptarë, të cilët kërkuan t’i uronin mirëseardhjen 26-vjeçarit. Disa prej tyre i nxorën përpara edhe flamurin e UÇK-së, rë cilin Zhegrova e mori dhe e firmosi, teksa në sfond dëgjoheshin thirrjet: “Me këmbë të mbarë”.

Tashmë tifozët shqiptarë të Juventusit kanë një idhull të ri në skuadrën bardhezi, të cilin mezi presin ta shohin në fushë me ekipin e tyre të zemrës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll