Sport

Dinamo e nis Superioren me “hap kampioni”, blutë triumfojnë ndaj Vllaznisë...

Blutë e Dajës e nisin Superioren me një fitore 3-1 ndaj shkodranëve të Vllaznisë, falç golave të Bregut, Guindos dhe Hekuran Berishës. Për shkodranët ngushtoi shifrat, kapiteni Bekim Balaj

31 Gusht 2025, 22:50 Nga DOSJA
Dinamo e nis Superioren me “hap kampioni”, blutë

ELBASAN - Dinamo e nis Superioren me një fitore tepër të rëndësishme ndaj Vllaznisë, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin vendimtar 3-1.

Të besuarit e Dajës bënë një paraqitje në “Elbasan Arena” që lanë të kuptohet që do të konkurrojnë për titullin kampion. Goli i parë i takimit u realizua nga Dejvi Bregu në minutën e 35-të të pjesën e parë.

Ndërsa në të dytën, Guindo, në minutën e 59-të dyfishoi falë një gabimi të miqve, teksa në fund Hekuran Berisha, në minutën e 83-të shënoi një gola spektakolar, i cili ishte edhe goli i tretë për Dinamon.

Ndeshja u mbyll në minutën e 94-t nga kapiteni Bekim Balaj, i cili arriti të shënojë golin e vetëm për shkodranët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll