Sport

Tuchel i rikthehet çështjes Bellingham: "Bëra një gabim dhe kërkova falje menjëherë"…

Tuchel shpjegoi se ai kontaktoi menjëherë me Bellingham për t’i kërkuar falje personalisht, duke theksuar se nuk kishte qëllim ta ofendonte mesfushorin e Real Madridit.

31 Gusht 2025, 17:00 Nga DOSJA
Tuchel i rikthehet çështjes Bellingham: "Bëra një

ANGLI - Thomas Tuchel zgjodhi momentin e shpalljes së skuadrës të Anglisë për Kupën e Botës 2026 për të folur për një incident që e përfshiu atë qershorin e kaluar.

Pas humbjes 3-1 në miqësoren ndaj Senegalit, trajneri gjerman vlerësoi karakterin e Jude Bellingham, por citoi gjithashtu një koment nga nëna e lojtarit, e cila ndonjëherë e kishte quajtur atë "të neveritshëm" për sjelljen e tij në fushë.

Këto komente shkaktuan polemika dhe ish-trajneri i PSG-së dhe Chelseat e sqaroi: "E përdora atë fjalë pa dashje, pa ndonjë mesazh të fshehur. Ishte faji im, një gabim gjuhësor. Ishte mëngjesi pas një humbjeje, nuk kisha fjetur shumë dhe gjatë një interviste të drejtpërdrejtë zgjodha fjalën e gabuar. Është faji im."

Tuchel shpjegoi se ai kontaktoi menjëherë Bellingham për të kërkuar falje personalisht, duke theksuar se nuk kishte qëllim ta ofendonte, ose të mos e respektonte mesfushorin e Real Madridit.

Lojtari i lindur në vitin 2003, i cili është rikuperuar së fundmi nga një operacion në shpatull, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Anglisë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese. Kjo është një mungesë e konsiderueshme për “Tre Luanët”, por i jep talentit të Madridit kohën që i nevojitet për t'u rikuperuar plotësisht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll