Sport

Ramadani do të mungojë në dy ndeshjet e Kombëtares, ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë!...

Mesfushori që aktivizohet me Leceen në Itali, është i sëmurë

31 Gusht 2025, 12:43 Nga DOSJA
Ramadani do të mungojë në dy ndeshjet e Kombëtares, ndaj

TIRANE - Mesfushori Ylber Ramdani do të mungojë në dy ndeshje e Kombëtares të shtatorit, miqësores me Gjibraltarin më 4 shtator dhe ndeshjes së kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Letonisë më 9 shtator në Tiranë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pasur një infeksion të përsëritur të laringut, i cili kërkon pushim për disa ditë dhe terapi me antibiotikë dhe për këtë arsye ai nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes së Kombëtares.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll