Sport

Superiorja/ Shënohen gjashtë gola, por në fund Flamurtari dhe Bylisi bëjnë “paqe”!

Dueli i javës së dytë mes Flamurtarit dhe Bylisit, u mbyll në një barazim spektakolar me rezultatin 3-3.

30 Gusht 2025, 23:31 Nga DOSJA
Superiorja/ Shënohen gjashtë gola, por në fund Flamurtari dhe

BALLSH - Gjashtë gola të shënuar në stadiumin “Adush Muça”, por në fund ekipet ndanë nga një pikë mes tyre.

Vlonjatët e nisën ndeshjen shumë mirë, me dy gola të shënuar nga Bourard në minutën e 5-të dhe Maksuti në minutën e 22-të. Megjithatë ballshiotët gjetën forcën dhe barazuan me golat e Walisson në minutën e 24-t dhe Mouctar në minutën e 46-të.

Maksuti riktheu avantazhin e kuqezinjve në minutën e 65-të, por vetëm 5 minuta më vonë, Walisson barazoi shifrat në 3-3, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.

Për Bylisin ky është barazimi i dytë radhazi, ndërsa Flamurtari merr pikën e parë, pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Elbasanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll