Sport

AC Milan zyrtarizon kontratën me Nkunkut deri në 2030 dhe fanelën me numër 18!

Francezi do të stërvitet gjatë pushimit në Milanello dhe do të jetë gati për rifillimin e kampionatit.

30 Gusht 2025, 12:30 Nga DOSJA

AC Milan zyrtarizon kontratën me Nkunkut deri në 2030 dhe fanelën

ITALI - Christopher Nkunku është  nënshkrimi i parë sulmues i AC Milan në këtë afat të fundit kalimtar. Për francezin, i cili mbërriti të enjten vonë në Aeroportin e Linate, kuqezinjtë do t'i paguajnë Chelseat  42 milionë euro, duke përfshirë bonuset.

Ditën që AC Milan fitoi ndaj Lecce, ish-lojtari i PSG-së, i cili kërkohej gjithashtu nga Bayern Munich por vetëm në formë huazimi, përfundoi procesin përgatitor për nënshkrimin e një kontrate pesëvjeçare, e cila u njoftua të shtunën, së bashku me njoftimin zyrtar. 

Deklaratë zyrtare

“AC Milan njofton blerjen e përhershme të futbollistit Christopher Nkunku nga Chelsea FC. Sulmuesi francez ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2030. Ai do të veshë fanelën me numrin 18 te kuqezinjtë”.

AC Milan zyrtarizon kontratën me Nkunkut deri në 2030 dhe fanelën

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll