30 Gusht 2025, 16:10
Nga r.ll
mahmoud abbas
SHBA- Zyra e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i bëri thirrje të shtunën Qeverisë amerikane ta tërheqë vendimin e saj për anulimin e vizës së tij, disa javë para se ai ta marrë pjesë në mbledhjen kryesore vjetore të OKB-së dhe në një konferencë ndërkombëtare për krijimin e një shteti palestinez.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, anuloi vizat e Abbasit dhe të 80 zyrtarëve të tjerë para mbledhjes së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së muajin e ardhshëm, bëri të ditur Departamenti i Shtetit të premten.
Abbas ka folur për shumë vite në Asamblenë e Përgjithshme dhe zakonisht kryeson delegacionin palestinez.
“Ne i bëjmë thirrje administratës amerikane ta ndryshojë vendimin e saj. Ky vendim vetëm sa do t’i rrisë tensionet dhe përshkallëzimin”, tha zëdhënësi presidencial palestinez, Nabil Abu Rudeineh, për Associated Press në Ramallah të shtunën.
“Që nga dje kemi qenë në kontakt me vende arabe dhe vendet e huaja, sidomos ato që janë drejtpërdrejt të përfshira në këtë çështje. Kjo përpjekje do të vazhdojë pa ndërprerje”, shtoi ai.
Ai u bëri thirrje vendeve të tjera të ushtrojnë trysni mbi administratën Trump që ta ndryshojë vendimin, veçanërisht atyre që do ta organizojnë një konferencë të nivelit të lartë më 22 shtator për ringjalljen e përpjekjeve drejt një zgjidhjeje me dy shtete në Lindjen e Mesme.
Konferenca bashkorganizohet nga Franca dhe Arabia Saudite.
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, protestoi kundër kufizimeve për hyrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe tha se do ta diskutojë çështjen me homologët e BE-së.
“Seli e Kombeve të Bashkuara është një vend neutraliteti, një strehë kushtuar paqes, ku zgjidhen konfliktet”, tha ai të shtunën.
Abu Rudeineh gjithashtu bëri thirrje për t’i dhënë fund ofensivës së Izraelit në Gazë dhe “përshkallëzimit në Bregun Perëndimor, sepse asgjë nga këto nuk do të çojë drejt ndonjë zgjidhjeje”.
Ushtria izraelite e ka shpallur qytetin më të madh të Gazës si zonë lufte. Izraeli thotë se Qyteti i Gazës mbetet një bastion i Hamasit.
Administrata Trump ka ndërmarrë disa hapa për të shënjestruar palestinezët me kufizime vizash.
“Është në interesin tonë të sigurisë kombëtare që ta mbajmë OÇP-në (Organizatën për Çlirimin e Palestinës) dhe AP-në (Autoritetin Palestinez) përgjegjës për mosrespektimin e angazhimeve të tyre, dhe për minimin e perspektivave për paqe”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.
Autoriteti Palestinez e dënoi tërheqjen e vizave si shkelje të angazhimeve të SHBA-së si vend mikpritës i Kombeve të Bashkuara./REL
mahmoud abbas
Bota
30 Gusht 2025, 15:12
pamje nga videoja
UKRAINË- Deputeti ukrainas Andriy Parubiy, ish-kryetar i parlamentit, u qëllua për vdekje nga një burrë...
Bota
30 Gusht 2025, 15:00
N.F
SHBA- Në kuadrin e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara disa shtete planifikojnë të njohin së shpejti shtetin palestinez. SHBA...
Bota
30 Gusht 2025, 14:02
N.F
Foto
UKRAINË- Ish-kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Andriy Parubiy, është vrarë me armë zjarri në qytetin per&eum...
Bota
30 Gusht 2025, 11:37
Foto
SHBA- Ishte e mërkura e fundit e korrikut dhe shumë nga lojtarët më të mirë të Uashingtonit po kalonin kohë ...
Bota
30 Gusht 2025, 11:20
N.F
Foto
TAJLANDË- Kryeministrja e Tajlandës, Paetongtarn Shinawatra është shkarkuar nga detyra nga Gjykata Kushtetuese. Sh...
Bota
30 Gusht 2025, 10:06
N.F
Foto
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një reagim të bërë së fundmi në "X" ka bër&...
Bota
30 Gusht 2025, 09:11
N.F
Foto
FRANCË- Gazpaço, pesto dhe levrek deti: nga një perspektivë kulinare, takimi gjermano-francez ishte i bollshëm, por nga p&e...
Bota
30 Gusht 2025, 08:36
N.F
Foto
MEKSIKË- Një influencere meksikane është gjetur e vdekur brenda një kamioni së bashku me bashkëshortin dhe f&e...
Bota
30 Gusht 2025, 08:00
N.F
Foto
SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë se nuk do t’u lëshojnë viza anëtarëve të Autoritetit Palestinez, të cilë...
Bota
30 Gusht 2025, 07:45
N.F
Foto
SHBA- Një gjykatë federale e apelit në SHBA vendosi të premten se shumica e tarifave të Presidentit Donal...