28 Gusht 2025, 09:00
Nga r.ll
foto ilustruese
KIEV- Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka bërë me dije se të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmi masiv të nisur nga Rusia kundër Kievit gjatë natës.
“Një tjetër sulm masiv ndaj qyteteve tona. Edhe më shumë vrasje”, shkroi Zelenskyy në Telegram, duke akuzuar Rusinë se “ka zgjedhur raketat balistike në vend të tryezës së negociatave”.
“Po zgjedh të vazhdojë vrasjet në vend që t’i japë fund luftës”, shtoi ai.
Në të njëjtën kohë, Zelenskyy theksoi se Ukraina pret reagimin e të gjithë botës, kryesisht vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë. Ai i bëri thirrje konkretisht Kinës, një aleate e Moskës, dhe Hungarisë, një shtet anëtar i BE-së me lidhje të ngushta me Rusinë, që të mbajnë një qëndrim të qartë.
Më herët, Ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klimenko kishte thënë se katër persona kishin vdekur, përfshirë dy fëmijë, dhe shtoi se operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdonin.
Sipas kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, 38 persona u plagosën në sulmin rus, 30 prej të cilëve janë në spital.
Momenti i një shpërthimi të madh në qendër të qytetit:
Komanda ushtarake e Kievit tha se sulmi u krye me dronë dhe raketa, balistike, kruz dhe hipersonike, dhe goditi objektiva në më shumë se 20 vende në kryeqytet.
Disa ndërtesa banimi u dëmtuan, përfshirë një ndërtesë pesëkatëshe që u shemb, duke i zënë banorët nën rrënoja, tha i njëjti burim. Një kopsht fëmijësh u dëmtua, ndërsa dhjetëra automjete u shkatërruan dhe një qendër tregtare në lagjen qendrore të Kievit u godit.
“Këtu është gjithçka që duhet të dini rreth shtetit terrorist, rreth (Presidentit rus Vladimir) Putin dhe ‘dëshirës’ së tyre për paqe”, komentoi në Telegram Andriy Yermak, shefi i stafit të Zelensky-t.
sulm masiv ne kiev volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi
Bota
28 Gusht 2025, 08:53
r.ll
vendngjarja
SHBA- FBI ka nisur hetimet lidhur me të shtënat me armë zjari në në një shkollë në Minneapolis q&e...
Bota
28 Gusht 2025, 08:49
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Rënia e vazhdueshme e shifrave të punësimit në prodhimin gjerman vazhdon, me industrinë e auto...
Bota
28 Gusht 2025, 08:36
r.ll
pamje nga incidenti
SIDNEJ- Një ligjvënës veteran australian kërcënoi një gazetar televiziv në një konferencë...
Bota
28 Gusht 2025, 08:32
V.Ç
Foto ilustruese
KIEV - Një valë sulmesh nga pala ruse në kryeqytetin ukrainas, veçanërisht me raketa balistike, e përshkrua...
Bota
28 Gusht 2025, 08:15
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Një zyrë administrative për Këshillin e Sigurisë Kombëtare është krijuar tashmë n&eu...
Bota
28 Gusht 2025, 08:00
r.ll
foto ilustruese
EVROPË- Një rekord prej një milion hektarësh, ekuivalent me rreth gjysmën e sipërfaqes tokësore të ...
Bota
28 Gusht 2025, 07:47
r.ll
kim jong un dhe xi jinping
PHENIAN- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të marrë pjesë në një parad...
Bota
28 Gusht 2025, 07:40
r.ll
Susan Monarez
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Së...
Bota
28 Gusht 2025, 07:35
r.ll
foto ilustruese
TEL AVIV- Izraeli vazhdoi dhe intensifikoi operacionet ushtarake rreth Qytetit të Gazës të mërkurën, duk...
Bota
28 Gusht 2025, 07:33
r.ll
foto ilustruese
SHKUP- Nëse as pas rundit të dytë të zgjedhjeve nuk zgjidhet kryetari i një komune, Komisioni Shtetëror Zgjed...