Sport

US Open/ Townsend - Ostapenko bëjnë sherr: "Je e paedukatë, do të pres jashtë SHBA"

Sherr në fund të ndeshjes së raundit të dytë midis letonezes dhe amerikanies në Open USA

28 Gusht 2025, 14:56 Nga DOSJA
US Open/ Townsend - Ostapenko bëjnë sherr: "Je e paedukatë,

SHBA - "Nuk ke klas, je e paedukatë: do të shohim çfarë do të ndodhë jashtë Shteteve të Bashkuara. Unë do të pres."

Një debat i nxehtë shpërtheu në fund të ndeshjes së raundit të dytë në US Open midis letonezes Jelena Ostapenko dhe amerikanes Taylor Townsend, e cila e kishte mposhtur atë 7-5, 6-1.

Në fund të ndeshjes, Ostapenko, një ish-kampione e Roland Garros, refuzoi t'i shtrëngonte dorën kundërshtares së saj dhe filloi një debat të nxehtë pikërisht para gjyqtarit, duke drejtuar gishtin nga amerikania dhe duke kritikuar sjelljen e saj në fushë.

"Ajo më tha se nuk kam klas dhe as sjellje të mirë", tregoi më vonë Townsend, "dhe se po pret të shohë çfarë do të ndodhë kur të takohemi jashtë Shteteve të Bashkuara. Sinqerisht, mezi pres sepse e kam mposhtur tashmë në Kanada dhe ky vend është jashtë Shteteve të Bashkuara... Do të shohim çfarë ka për të thënë. Eshtë fakti se disa njerëz thjesht nuk dinë të humbasin."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll