Sport

Napoli-Hojlund afër përfundimit: Marrëveshja 45 milionë euro me United…

Tymi i bardhë pritet të mbërrijë të enjten, Conte gati të pranojë sulmuesin e ri

28 Gusht 2025, 08:00 Nga DOSJA
Napoli-Hojlund afër përfundimit: Marrëveshja 45 milionë euro

ITALI - Napoli është një hap më afër  nënshkrimit të Rasmus Hojlund. Pas arritjes së një marrëveshjeje me lojtarin, klubi italian ka arritur një dakortësim paraprak me Manchester United për një marrëveshje huazimi me detyrim blerjeje, pas arritjes së kushteve të caktuara.

Detajet përfundimtare të marrëveshjes mbeten për t'u finalizuar, por Napoli është optimist se marrëveshja do të përfundojë së shpejti për afërsisht 45 milionë euro. Ajo pritet të finalizohet të enjten.

Prandaj, Antonio Conte është gati të pranojë sulmuesin e ri, një lojtar kyç pas dëmtimit që e ka lënë jashtë fushave Romelu Lukaku për një kohë të gjatë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll