28 Gusht 2025, 08:32
Nga V.Ç
Foto ilustruese
KIEV - Një valë sulmesh nga pala ruse në kryeqytetin ukrainas, veçanërisht me raketa balistike, e përshkruar si një sulm masiv nga kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka vrarë të paktën tre persona dhe ka plagosur nëntë të tjerë, njoftoi komanda ushtarake e rajonit të Kievit.
"Sipas informacioneve fillestare nga fusha e operacioneve, numërohen tre të vdekur dhe nëntë të plagosur. Midis të vdekurve është edhe një fëmijë", tha komanda ushtarake rajonale e Kievit.
Shpërthime të fuqishme u dëgjuan gjatë natës në Kiev, njoftoi më parë një korrespondent i AFP-së. Ai tha se pa një raketë që po rrëzohej dhe mbeturina që binin mbi qytet, dhe dëgjoi motorët e dronëve që po afroheshin.
Autoritetet raportuan dëme në të paktën tre zona të kryeqytetit ukrainas.
Komandanti i distriktit ushtarak, Timur Tkachenko, tha se pati një sulm me raketa balistike ruse, ku u përfshinë nga flakët një kopsht fëmijësh dhe një ndërtesë banimi.
Banorët u strehuan në stacionet e metrosë. Ndërkohë që kryeqyteti ukrainas dhe pjesa më e madhe e vendit ishin në gatishmëri për një sulm ajror.
Kompania hekurudhore ukrainase raportoi një sulm masiv nga Rusia, që shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në rajonin e Vinnicës, duke rezultuar në vonesa të trenave.
Dy vendet kanë vijuar të shkëmbejnë sulme në javët e fundit, pavarësisht aktivitetit intensiv diplomatik që synon t’i japë fund luftës, e cila shpërtheu me pushtimin ushtarak rus në shkurt 2022.
Ushtria ruse, e cila ka pushtuar rreth 20% të territorit ukrainas në lindje dhe jug, po përparon me shpejtësi në fushat e betejës në muajt e fundit, duke u përballur me njësi gjithnjë e më pak të pajisura të ushtrisë ukrainase.
Për herë të parë, të martën, komanda ushtarake ukrainase pranoi se trupat ruse po vepronin në rajonin e Dnipropetrovskit, ku ushtria ruse kishte njoftuar se kishte përparuar që nga korriku.
kiev ushtria ruse ushtria ukrainase vitali klitschko valë sulmesh
Bota
28 Gusht 2025, 08:15
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Një zyrë administrative për Këshillin e Sigurisë Kombëtare është krijuar tashmë n&eu...
Bota
28 Gusht 2025, 08:00
r.ll
foto ilustruese
EVROPË- Një rekord prej një milion hektarësh, ekuivalent me rreth gjysmën e sipërfaqes tokësore të ...
Bota
28 Gusht 2025, 07:47
r.ll
kim jong un dhe xi jinping
PHENIAN- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të marrë pjesë në një parad...
Bota
28 Gusht 2025, 07:40
r.ll
Susan Monarez
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Së...
Bota
28 Gusht 2025, 07:35
r.ll
foto ilustruese
TEL AVIV- Izraeli vazhdoi dhe intensifikoi operacionet ushtarake rreth Qytetit të Gazës të mërkurën, duk...
Bota
28 Gusht 2025, 07:33
r.ll
foto ilustruese
SHKUP- Nëse as pas rundit të dytë të zgjedhjeve nuk zgjidhet kryetari i një komune, Komisioni Shtetëror Zgjed...
Bota
27 Gusht 2025, 22:56
N.F
Foto
GAZA- Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tro...
Bota
27 Gusht 2025, 22:02
N.F
Foto
IZRAEL- Dhjetëra ushtarë izraelitë kanë kryer një operacion në qytetin Nablus të Bregut të pushtuar Perën...
Bota
27 Gusht 2025, 21:44
N.F
Milei
ARGJENTINË- Presidenti i Argjentinës, Javier Milei është sulmuar nga disa persona gjatë një takimi. Mësohet se nj&...
Bota
27 Gusht 2025, 21:27
N.F
Foto
SHBA- Ish-kryeministri britanik, Tony Blair mësohet se po merr pjesë në takimin që po zhvillohet në Uashington për t&eum...