Bota

Sulmohet me gurë mjeti i presidentit argjentinas, largohet me shpejtësi nga sigurimi: Dil jashtë Milei! (VIDEO)

Më pas persona të tjerë filluan të hidhnin sendë në drejtim të mjetit ndërsa i dolën para për ta ndaluar atë që të largohet.

27 Gusht 2025, 21:44 Nga N.F
Sulmohet me gurë mjeti i presidentit argjentinas, largohet me
Milei

ARGJENTINË- Presidenti i Argjentinës, Javier Milei është sulmuar nga disa persona gjatë një takimi. Mësohet se një person hodhi një gur në drejtim të eskortës presidenciale. Më pas persona të tjerë filluan të hidhnin sendë në drejtim të mjetit ndërsa i dolën para për ta ndaluar atë që të largohet.

Kamioni u largua me shpejtësi nga turma, e cila po bërtiste thirrje antiqeveritare si "Dil jashtë, Milei". Njerëz brenda turmës po ziheshin gjithashtu me njëri-tjetrin. Zëdhënësi i presidencës bëri me dije se, për fat të mirë, nuk pati të lënduar gjatë ngjarjes. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për identitetin apo motivin e ngjarjes.



milei argjentine

Sondazh

Poll