Sport

Interi i shqetësuar për ish-presidentin Moratti, është nën kujdes intensiv në spital!...

Ai u desh të intubohej sepse kishte vështirësi në frymëmarrje. Presidenti legjendar Massimo Moratti mbushi 80 vjeç në maj.

27 Gusht 2025, 20:06 Nga DOSJA
Interi i shqetësuar për ish-presidentin Moratti, është

ITALI - Interi është i shqetësuar për Massimo Morattin. Ish-presidenti i zikaltërve është në kujdes intensiv në spitalin Humanitas në Rozzano për shkak të pneumonisë.

Gjendja e tij nuk është kritike, por është ende serioze: ai duhej të intubohej sepse po merrte frymë me vështirësi. Moratti, i cili fitoi 16 trofe në 18 vitet e tij në krye të zikaltërve, më i shquari me tripletën në vitin 2010, mbushi 80 vjeç më 16 maj.

Ronaldo, Recoba dhe Vieri ishin midis më shumë se njëqind ish-lojtarëve të Interit dhe familjeve të tyre të ftuar në festën surprizë të ditëlindjes, të organizuar nga fëmijët e tij Carlotta dhe Angelo Mario (Mao) në vilën e tyre në Imbersago, pranë Lecco.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll