Bota

Të shtëna me armë në një shkollë katolike në Minesota, dy viktima dhe 14 të plagosur, arrestohet autori

Fillimisht u raportua për 20 të plagosur. Sipas informacioneve, janë konfirmuar dy vdekje ndërsa të paktën 14 persona janë plagosur.

27 Gusht 2025, 16:47 Nga N.F
Të shtëna me armë në një shkollë katolike në
Foto

SHBA- Të shtëna me armë janë regjistruar në një shkollë katolike në Minesota. Të shtënat ndodhën në Kishën e Ungjillëzimit, dhe forca të shumta policie dhe shpëtimi kanë nxituar në vendngjarje.

Fillimisht u raportua për 20 të plagosur. Sipas informacioneve, janë konfirmuar dy vdekje ndërsa të paktën 14 persona janë plagosur. Sulmi ndodhi në periferitë jugore të Minneapolis, ku ndodhet një kishë katolike në të cilën në atë kohë mbahej mesha e përditshme, e cila ndodhet pranë një shkolle katolike për fëmijë të moshës 13-14 vjeç.

Një burrë i armatosur i veshur me të zeza thuhet se është përgjegjës për të shtënat. Autori është prangosur ndërsa aryset që çuan atë të kryejë këtë akt të rëndë ende nuk dihen.

te shtena ne shba

Sondazh

Poll