Bota

20 viktima nga sulmi izraelit në spitalin Nasser, reagon Netanyahu: Aksident tragjik! Lufta jonë është kundër terroristëve të Hamasit

Nga ky sulm u vranë 20 palestinezë, përfshirë pesë gazetarë.

25 Gusht 2025, 20:10 Nga N.F
20 viktima nga sulmi izraelit në spitalin Nasser, reagon Netanyahu:
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar së fundmi përmes një postimi në lidhje me sulmet e regjistruara sot në Spitalin Nasser në Khan Younis në Gaza. Ai i ka cilësuar si askident tragjik teksa theksoi se vlerëson punën e gazetarëve, stafit mjekësor dhe të gjithë civilëve.

Nga ky sulm u vranë 20 palestinezë, përfshirë pesë gazetarë. Sipas tij fufta është kundër terroristëve të Hamasit dhe se ata janë synim ta mposhtin atë dhe të rikthejnë pengjet izraelitë në vend.

"Izraeli shpreh keqardhje të thellë për aksidentin tragjik që ndodhi sot në Spitalin Nasser në Gaza. Izraeli vlerëson punën e gazetarëve, personelit mjekësor dhe të gjithë civilëve. Autoritetet ushtarake po kryejnë një hetim të plotë", thuhet në një deklaratë në anglisht të postuar në llogarinë e kryeministrit izraelit.

Spitali Nasser është ndër qendrat e vetme shëndetësore në Rripin e Gazës që është të paktën pjesërisht funksional. Lufta në Gazë është nxitur nga sulmet e Hamasit në tokën izraelite, në tetor të vitit 2023, duke lënë të paktën 1.200 njerëz të vrarë, kryesisht civilë.

benjamin netanyahu izrael gaza

Sondazh

Poll