Bota

"Putin duket se nuk do të takohet me Zelenskyyn"/ Trump i përgjigjet gazetarit: Nuk e pëlqen presidentin ukrainas!

Trump shtoi se ka diskutuar sërish me homogolun e tij rus, Vladimir Putin pas takimit të zhvilluar me liderët evropianë dhe Zelenskyyn. Ai nuk dha detaje se për çfarë është folur.

25 Gusht 2025, 19:20 Nga N.F
"Putin duket se nuk do të takohet me Zelenskyyn"/ Trump i
Foto

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump teksa ka folur rreth takimit që pritet të organizohet mes dy homologëve të tij rusë dhe ukrainas është shprehur se qeveria amerikane nuk po e financon më Ukrainën. Trump gjithashtu ka vijuar duke hedhur akuza ndaj administratës Biden se kur ata ishin në pushtet nuk kanë ditur të menxahojnë situatën.

Ai theksoi se nuk ka pasur asnjë diskutim rreth detajeve të garancive të sigurisë për Ukrainën, duke shtuar se përparësia e tij është t'i japë fund luftës që Rusia filloi me pushtimin e saj. Trump shtoi se ka diskutuar sërish me homogolun e tij rus, Vladimir Putin pas takimit të zhvilluar me liderët evropianë dhe Zelenskyyn. Ai nuk dha detaje se për çfarë është folur.

I pyetur pse Putini nuk dukej se donte të takohej me Zelenskyn, Trump tha se si nuk i pëlqen presidentin ukrainas. Më tej Trump foli edhe për marrëdhëniet shumë të mira personale që ka me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe u shfaq pozitiv për një takim të ri.

Presidenti amerikan është takuar me Kim Jong Un në vitin 2018 në Singapor, por edhe në zonën e demilitarizuar midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut. Dy takime shumë të publikuara që kishin për qëllim uljen e tensionit midis dy vendeve, gjë që ndodhi deri diku.

trump putin zelenskyy

Sondazh

Poll