Sport

Conference League/ Një gjeorgjian do të japë drejtësi në Dinamo City - Jagiellonia

Ai do të jetë Goga Kikacheishvili, i cili do të ndihmohet nga Davit Akhvlediani dhe Davit Gabisonia.

25 Gusht 2025, 13:34 Nga DOSJA
Conference League/ Një gjeorgjian do të japë drejtësi

TIRANE - Mëngjesin e sotëm UEFA ka zbuluar emrat e gjyqtarëve kryesorëve të takimeve të fundit të fazës play-off të Conference League 2025-2026.

Sfida e dytë Dinamo City - Jagiellonia, e cila do të luhet të enjten, më 28 gusht, ora 20:45, në Arenën Kombëtare, i është besuar një arbitri nga Gjeorgjia.

Kryesori do të jetë Goga Kikacheishvili, i cili do të ndihmohet nga Davit Akhvlediani dhe Davit Gabisonia. Arbitër i katërt do të jetë Bakari Bregadze, teksa VAR-i i është besuar Adreë Dallas dhe në AVAR do të pozicionohet Aleko Aptsiauri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll